Zvicra do ta luajë ndeshjen e parë të Kupës së Botës, Katar 2022, ku përballë do ta ketë kombëtaren e Kamerunit.
Kur kanë mbetur edhe pak nga fillimi i ndeshjes, tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga dyja ekipet.
Për Zvicrën padyshim që do të luajnë nga minuta e parë edhe futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Padyshim që kapiteni i zviceranëve, Xhaka, pritet të jetë një ndër futbollistët kyç në këtë Botëror, sidomos duke pasur parasysh formën që po kalon me skuadrën e tij, Arsenalin.
Në anën tjetër, nga Kosova është ftuar edhe mesfushori tjetër, Ardon Jashari, i cili e nis takimin nga banka rezervë.
Përveç këtyre dy kombëtareve, në Grupin G bëjnë pjesë edhe Brazili e Serbia
Formacionet zyrtare:
Zvicra (4-2-3-1): Sommer; Rodriguez, Akanji, Schar, Widmer; Xhaka, Freuler; Shaqiri, Soë, Vargas; Embolo.
Kameruni (4-2-3-1): Onana; Tolo, Nkoulou, Castelletto, Fai; Gouet, Anguissa; Ngamaleu, Choupo-Moting, Mbeumo; Aboubakar.
/Albanianpost.com