Porto sfidon Juventusin në Ligën e Kampionëve, formacionet zyrtare

- in Sport

Vazhdon edhe sonte rrjedha e fazës 1/16 e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve edhe me dy ndeshje të tjera.

Mbrëmë në fakt u zhvilluan sfidat Barcelona – PSG dhe RB Leipzig – Liverpool, kurse sonte me fillim nga ora 21:00 ballafaqohen Porto me Juventusin si dhe Sevilla me Dortmundin, përcjell KosovaPress.

Skuadra e Andrea Pirlos luan sonte në stadiumin “Dragao” ndaj një skuadre mjaftë të papërshtatshme siç është Porto.

Këto janë formacionet zyrtare:

Porto: Marchesin, Manafa, Mbemba, Pepe, Zaidu, Oliveira, Otavio, Uribe, Tecatito, Taremi, Marega

Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Chiesa, Bentancur, Rabiot, McKennie; Kulusevski, Ronaldo/KosovaPress