Të paktën 21 janë viktimat e stuhisë ekstreme që ka përfshirë shumë shtete në SHBA, me tornado vdekjeprurëse dhe ndërprerje të energjisë për miliona banorë.
Të vdekurit rezultojnë në Teksas, Luiziana, Kentaki, Karolina e Veriut dhe Misuri, raporton ATSh.
“Miliona njerëz në shtetin Lone Star janë ende pa energji dhe nuk dihet kur do të kthehet”, pranoi Bill Magness, presidenti i ERCOT, organizata jofitimprurëse që mbikëqyr rrjetin elektrik të shtetit./KosovaPress