Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 2.383 teste të kryera janë regjistruar 347 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 168 pacientë.
Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 97.779 raste, prej të cilëve 88.469 janë shëruar, kurse 3.010 kanë ndërruar jetë.
Vendi aktualisht ka 6.324 raste aktive, ndërsa që nga fillimi i pandemisë gjithsej janë realizuar 492374 testime./KosovaPress