Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova e Laura Fazliu u rikthehen nesër garave

- in Sport

Ekipi kosovar i xhudos synon t’i kthehet medaljeve dhe pikëve të reja olimpike për LO Tokyo 2020

Xhudistët mund t’i sjellin Kosovës medaljet e radhës, ku prej 18 deri më 20 shkurt në Tel Aviv të Izraelit do të mbahet Grand Slami i xhudos.

Kosovën në këtë garë e përfaqësojnë Majlinda Kelmendi (-52 kg), Akil Gjakova (-73 kg) dhe Laura Fazliu (-63 kg), përcjell KosovaPress.

Kelmendi garon nesër, ndërsa Gjakova dhe Fazliu të premten.

Derisa Majlinda e Akili, po synojnë të marrin sa më shumë pikë olimpike për renditje më të mirë në top-10, Laura po synon të bëhet xhudistja e gjashtë me normë për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka pushojnë./KosovaPress