Mbrëmë është mbajtur ceremonia e Topit të Artë, ku çmimin kryesor e mori sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, i cili u shpall futbollisti më i mirë në botë.
Pa çmime nuk mbetën edhe dy lojtarët e Barcelonës, Robert Lewandowski, i cili e mori çmimin e sulmuesit më të mirë në botë, derisa Gavi mori atë për lojtarin më të mirë për të rinjtë.
FC Barcelona e ka publikuar një video në Tik Tok, me dyshen, por vëmendjen e mori kënga shqipe.
“Kaq shumë talent mes këtyre dyve”, thuhet në mbishkrim.