Arrestohet në kufi i dyshuari që kërcënoi ish-bashkëshorten në Prishtinë, ndalohet për 48 orë

- in Lajme

Gazeta Sinjali ka raportuar para tri ditësh për denoncimin e një gruaje nga Prishtina, e cila e ka raportuar ish-bashkëshortin për kërcënimet serioze që ka marrë. Rasti dyshohet se ka ndodhur më 13 tetor, teksa i dyshuari është kapur dje, thonë burimet nga Prokuroria.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari U.R., është arrestuar dje në pikën kufitare në Kullë, pasi u ndalua nga Policia dhe rezultoi se është në listën e personave të kërkuar.

Pas arrestimit, i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndryshe, Sinjali raportoi se i dyshuari e kishte telefonuar ish-gruan me të cilën janë ndarë që disa muaj. Ai e ka shqetësuar atë duke e ofenduar e kërcënuar deri në atë pikë sa viktima u detyrua ta njoftojë Policinë.

https://sinjali.com/prishtine-44-vjecari-kercenon-ish-gruan-permes-telefonit-shpallet-ne-kerkim/

/GazetaSinjali/