Shumica e njerëzve kanë ide të qarta se çfarë e përkufizon “tradhtinë” ose “mashtrimin” në çift. Llojet e çifteve që ndjekin rregullat konvencionale, përgjithësisht mendojnë se çdo kontakt fizik ose seksual me një të tretë, është një tradhti, ndërsa çiftet me marrëdhënie më të hapur kanë rregulla të qarta për atë se çfarë llogaritet si pabesi, përcjell Sinjali.
Përderisa tradhtia ose pabesia fizike mund të jetë diçka e lehtë për t’u tejkaluar, tradhtia emocionale është si një zonë e minuar për shumicën e çifteve. Megjithatë edhe pse kjo frazë është e njohur për shumicën, njerëzit priren të kenë ide të ndryshme se çfarë do të thotë të jesh emocionalisht jo-besnik në një marrëdhënie.
A është një pije me një koleg diçka që mund të të tërheqë? Po të shkëmbeni mesazhe të shpeshta me dikë që partneri juaj e konsideron si kërcënim për lidhjen tuaj? Ose nëse dikush i huaj lë një koment me një dozë të lehtë flirti në postimin tuaj në mediat sociale?
Përballja me përkufizime të ndryshme të tradhtisë emocionale mund të jetë një sfidë për çiftet dhe një mospërputhje e mendimeve që mund të kërcënojë marrëdhëniet tuaj, por nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Koncepti i besnikërisë emocionale është diçka relativisht e re në shoqërinë tonë që ka formuar mendime më të thella për atë që njerëzit presin nga marrëdhënia e tyre, përtej nevojave themelore. Sot njerëzit në përgjithësi presin nga partneri i tyre që të nënkuptohen limitet e përbashkëta emocionale, por hapësira që e ka krijuar epoka e dixhitalizuar e bën akoma më të vështirë se cilat ndërveprime rrezikojnë lidhjen dhe e kalojnë kufirin.
Në konceptin modern, pabesia emocionale përshkruan një situatë në të cilën një individ në një marrëdhënie zhvillon një lidhje të rëndësishme emocionale me dikë tjetër përveç partnerit, në një mënyrë që kalon kufirin emocional pa bërë domosdoshmërisht marrëdhënie fizike.
Kjo gjë bazohet në idenë se disa lloje të intimiteteve duhet të ndahet vetëm me partnerin dhe jo me një palë të tretë, sepse ai person mund të minojë nga brenda marrëdhënien tuaj. Ashtu si tradhtia fizike, çiftet mund t’i ndajë edhe tradhtia emocionale dhe kjo pabesi është relativisht moderne dhe plotësisht e re.
Martesa shpesh bazohej rreth sigurisë ekonomike, lidhjeve familjare dhe qëllimeve riprodhuese në martesat që nuk ishin të themeluara mbi dashurinë, por përgjatë 200 viteve të fundit kuptimi i martesës ka ndryshuar.
Sot, njerëzit duan që partneri i tyre të plotësojë nevojat e tyre emocionale , që do të thotë se përmbushja e nevojave emocionale të një pale të tretë mund të shihet për herë të parë si një tradhti. Të qenit besnik fizikisht mund të mos jetë më e mjaftueshme. Tani, shumë çifte besojnë se kthimi te një palë e tretë për disa aspekte të lumturisë dhe mirëqenies emocionale mund të jetë një lloj tradhtie.
Përpara se teknologjia të futej në jetën tonë, pabesia emocionale mund të kishte nënkuptuar krijimin e një miqësie të ngushtë me një koleg, ndarjen e ndjenjave ose mendimeve që një partner mund të supozonte se vetëm ai ishte i vetëdijshëm. Mund të ketë nënkuptuar gjithashtu takimin me një “ish” pas shpine të një partneri, duke fshehur aspekte të jetës nga një partner që priste që partneri i tyre të ishte një libër i hapur.
Natyrisht, njerëzit do të kenë pikëpamje të ndryshme për atë që lejohet dhe çfarë nuk lejohet. Ndërsa disa mund të konsiderojnë se të pëlqesh postimin e një personi të caktuar në mediat sociale si pabesi, të tjerët mund të mendojnë se kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar.
Në disa marrëdhënie, ekziston një kuptim i përgjithshëm që bisedat thellësisht personale duhet të qëndrojnë mes partnerëve, ndërsa për të tjerët, miqësitë emocionalisht të pambrojtura janë diçka që të gjithë duhet të gëzojnë. Flirtimi me dikë përmes mesazheve me tekst mund të jetë i padëmshëm për disa çifte, ndërsa për të tjerët do të ishte një lidhje me fund.