Sonte Kosova-Qipro, ‘Dardanët’ synojnë fitore në sfidën jetike

- in Sport

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ ballafaqohen me Qipron, në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve.

 

‘Dardanët’ pas disfatës ndaj Irlandës së Veriut, kundër Qipros luajnë sfidën jetike për të siguruar pozitën e dytë në Ligën C.

‘Tempulli’ i kryeqytetit pritet të jetë i stërmbushur në përkrahje të djemve të Kosovës të cilët në duel me qipriotët opsion të vetëm kanë fitoren.

Përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Alain Griesse pavarësisht mungesave të mundshme siç janë Muric dhe Rrahmani, megjithatë, ai kërkon fitore.

“Nesër kemi ndeshjen e radhës. Synimi ynë është fitorja. Portieri Arijanet Muric e ka lënduar nyjën e këmbës në Belfast dhe nuk jam i sigurt nëse do të jetë i gatshëm për lojë. Po ashtu, në dyshim mbetet edhe Amir Rrahmani edhe pse ai është përmirësuar dukshëm”, ka theksuar Giresse.

Ndeshja Kosova-Qipro nis në orën 20:45.