Arta Nitaj është një prej konkurrenteve më të komentuara të spektaklit “Dance with me Albania”.
Megjithëse në mbrëmjen e dytë ajo vallëzoi një “rumba” mjaft sensuale, kritikat nga juria e spektaklit ishin të pashmangshme.
Balerina e mirënjohur Klaudia Pepa, tha se ajo ka ende për të mësuar për të qenë më e zhdërvjellët dhe të transportojë lëvizjet me muzikën.
Ndërkohë, profesionisti Ilir Shaqiri vlerësoi se problemi më i madh te Arta qëndron te hapja e këmbëve, apo elasticiteti i trupit.