Gjigantët e Premier Ligës angleze në garë për tinejxherin amerikan.
Liverpool dhe Manchester United janë duke e monitoruar situatën e sulmuesit të Schalkes Matthew Hoppe, raporton “90min”.
19-vjeçari amerikan, i cili sapo ka nënshkruar kontratë profesionale në Gjermani, thuhet se është duke e tërhequr vëmendjen e Manchester City dhe Tottenham, përcjell KosovaPress.
Këtë edicion, Hoppe ka arritur të bëjë 11 paraqitje në Bundesligën gjermane, dhe ka arritur të regjistrojë 5 gola për skuadrën e Schalkes./KosovaPress