Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta, e ka bërë të ditur se dëshiron ta mbajë me çdo kusht në skuadër mbrojtësin David Luiz, raporton “The Independent”.
Ende nuk ka pasur bisedime mes krerëve të Arsenal-it dhe agjentit të Luiz, por Arteta e sheh atë si lojtar kyç të formacionit bazë, përcjell KosovaPress.
Luiz vazhdon të jetë zgjedhja kryesore në qendër të mbrojtjes për Artetan, duke bërë kështu 14 paraqitje këtë sezon, për Arsenalin në Premier Ligë. /KosovaPress