Platforma e njohur shkencore “SCOPUS” ka njohur shtetin e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur profesori Gani Bajraktari përmes një postimi në Facebook.
Bajraktari ka theksuar se pas 27 komunikimesh insistive (me-email) nga qershori i këtij viti, platforma e njohur shkencore “SCOPUS” ka njohur shtetin e Kosovës, pasi Universiteti i Prishtinës njihej si Universitet i Serbisë deri para pak ditësh.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
SCOPUS njeh Kosoven
Ndihem i lumtur qe, pas 27 komunikimesh insistive (me-email) nga qershori i ketij viti, platforma e njohur shkencore SCOPUS njeh shtetin e Kosoves.
Universiteti I Prishtines njihej si Universitet i Serbise deri para pak ditesh!!! Nje kontribut i vogel shteteror per nje pune qe do te duhej ta benin nga viti 2008 e kendej udheheqesit e Ministrise se Arsimit dhe te Universitetit te Prishtines. ”Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit” -Bruno Bjelinski.