15 viktima dhe 801 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

- in Rajoni dhe Bota

Në Shqipëri numri i infektimeve të reja është në rënie në krahasim me shifrat e ditëve të para të shkurtit, shqetësim mbeten rastet fatale.

Gjatë ditës së fundit ka pasur 15 persona të vdekur të moshave 43-91 vjeç dhe 801 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë.

Bie në sy fakti se pjesa më dërrmuese e rasteve ditore janë nga Tirana (479 raste) ndjekur nga Durrësi me 100 raste dhe Saranda me 59 të prekur.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Që prej fillimit të pandemisë numërohen 1,582 të vdekur nga coronavirus ndërsa numri i të infektuarve i ka kaluar 94 mijë të prekur.

Ndërkohë rastet aktive mbeten mbi 34 mijë të prekur ndërsa Tirana është qarku me më shumë të infektuar pasi numëron më shumë se 20 persona.

COVID-19 – Statistika (16 Shkurt 2021)

Testime totale 420,818

Raste pozitive 94,651

Raste të shëruara 58,794

Raste Aktive 34,275

Humbje jete 1,582

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20674

Fier 2894

Vlorë 1746

Durrës 1713

Shkodër 1474

Elbasan 1201

Lezhë 1046

Korçë 993

Berat 981

Gjirokastër 829

Kukës 406

Dibër 318/ KosovaPress