Jeta në fotografi: Mbretëresha Elizabeth II By Dielli.Info - 9 Shtator, 2022 - in Rajoni dhe Bota Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet. 1Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Andrew, në shërbesën për Princin e ndjerë Philip, Dukën e Edinburgut, në Westminster Abbey, në Londër, Britani, 29 mars 2022. 2Anëtarët e familjes mbretërore britanike pozojnë rreth Princeshës Elizabeth dhe Filipit, Dukës së Edinburgut, në ditën e tyre të dasmës, 20 nëntor 1947. 3Princesha Elizabeth, 16 tetor 1951. 4Elizabeth merr Shpatën e Shtetit nga Kryepeshkopi i Canterburyt para ceremonisë së kurorëzimit të saj në Westminster Abbey, 2 qershor 1953. 5Mbretëresha Elizabeth II në ditën e saj të kurorëzimit, 2 qershor 1953, gati 1 vit e gjysmë pasi ajo u bë mbretëreshë pas vdekjes së babait të saj, George VI, më 6 shkurt 1952. Kurorëzimi i saj ishte i pari që u transmetua në televizion. 6Mbretëresha me familjen e saj në Kalanë Balmoral më 1960. 7Mbretëresha me Princin Charles dhe gruan e tij Lady Diana, më 1981. 8Mbretëresha (majtas) dhe ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher, më 1995. 9Mbretëresha Elizabeth II përshëndetet nga dashamirës gjatë një vizite në spitalin e rinovuar “Mbretëresha Elizabeth” në Londër më 2001. 10Mbretëresha Elizabeth II dhe presidenti rus, Vladimir Putin, Londër, 24 qershor 2003. 11Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip në një ceremoni për Jubileun e Diamanttë në Londër, nëntor 2007. 12Djali i madh dhe trashëgimtari i mbretëreshës, Princi Charles, më 2009. 13Mbretëresha Elizabeth II dhe burri i saj, Princi Philip, ecin nëpër Galerinë Mbretërore në Pallatin e Westminsterit gjatë hapjes së Parlamentit në Londër, maj 2010. 14Mbretëresha Elizabeth II më 5 shkurt 2012, në prag të Jubileut të saj të Diamanttë. 15Një monedhë prej 2 paundësh me portretin e ri të Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II më 2 mars 2015. Ky është portreti i pestë i Mbretëreshës që u përdor në një monedhë britanike gjatë mbretërimit të saj. 16Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II mbi një pony në Windsor. 17Princi Charles i Britanisë, majtas, me Mbretëreshën Elizabeth II, Princin Louis, stërnipin e saj, duke mbuluar veshët me duar, pranë nënës së tij Kate Dukeshës së Kembrixhit dhe Princeshës Charlotte, vajzës së saj, në të djathtë, duke festuar 70 vjet të mbretërimit në fron. 18Mbretëresha Elizabeth II më 15 korrik 2022. 19Mbretëresha Elizabeth e Britanisë mirëpriti Liz Truss gjatë një takimi ku ajo ftoi lideren e sapozgjedhur të Partisë Konservatore të bëhej kryeministre dhe të formonte Qeverinë e re, në Kalanë Balmoral, Britani, 6 shtator 2022. /Express