Anthony Joshua pranon të ndeshet me Tyson Furyn

- in Sport

Anthony Joshua e ka pranuar ftesën e Tyson Furyt për t’u ndeshur.

Fury publikoi një video në llogaritë e tij në rrjete sociale, ku ia ofroi bashkëvendësit të tij një mundësi për të luftuar për titujt e WBC-së.

“Anthony Joshua, e di që sapo e ke humbur një luftë nga Usyku, dhe e di që je pa rripa për momentin, andaj do të doja që ta ofroja mundësinë që të luftosh me mua për kampionatin e peshave të rënda WBC dhe për kampionatin linear në muajt në vijim,” ka thënë Fury në video.

Ndërkaq tani Joshua i është përgjigjur Furyt në Twitter, duke i thënë që pranon të rrihet me të nëse e ka seriozisht.

“Po, qetësohu. Nuk bëj diskutime online vetëm për ndikim, por nëse e ke njëmend, atëherë fol me 258mgt-në. Do të jem gati në dhjetor, Khalas.” I është përgjigjur Joshua.

/GazetaSinjali/