Talenti 19 vjeçar i Manchester United, Mason Greenwood ka zgjatur qëndrimin e tij në “Old Trafford”, pasi ka nënshkruar kontratën e tij të re, raporton faqja zyrtare e Manchester United.
Sulmuesi anglez ka nënshkruar kontratë të re me “Djajtë e Kuq”, që do ta mban atë tek United deri në vitin 2025, përcjell KosovaPress.
Greenwood është produkt i akademisë, dhe ka shtatë vite që është pjesë e gjigantit anglez.
19 vjeçari ka arritur të bëjë 82 paraqitje si futbollist profesionist, dhe po ashtu është golashënuesi më i ri që ka shënuar gol në garat evropiane për Manchesterin./KosovaPress