Breshëri plumbash në një dasmë në Mal të Zi, burri shkrep armën disa herë në mesin e dasmorëve – VIDEO

- in Rajoni dhe Bota

Përdorimi i armëve të zjarrit nëpër ahengjet familjare është një dukuri tejet shqetësuese në vendin tonë, ku shpesh herë ka pasur edhe persona që kanë pësuar nga plumbat qorr. Por një ‘traditë’ e tillë feste, duket të mos jetë prezente vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet fqinje, raporton Gazeta Sinjali.

Në rrjetin social Instagram, janë publikuar pamje nga një dasmë e cila është mbajtur në Malin e Zi, ku gjatë festës është përdorur edhe arma e zjarrit.

Në pamjet e publikuara, shihet një burrë teksa shkrep armën e tij disa herë në ajër, ani pse përreth ka plot dasmorë që vallëzojnë.

Kujtojmë që gjatë stinës së verës, Gazeta Sinjali çdo ditë ka raportuar për dhjetëra raste të dasmave ku janë përdorur armë zjarri në Kosovë.

Kjo përpos që është e rrezikshme për qytetarët, është edhe e ndëshkueshme me ligj, pasi që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

/GazetaSinjali/