Një i vdekur dhe 303 raste të reja me koronavirus në Kosovë

- in Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor rreth situatës me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

Po ashtu nga kjo Ministri bëhet e ditur se nga 1 mijë e 237 testime të bëra, 303 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Aktualisht në Kosovë janë 4 mijë e 30 raste aktive.