Është rrëzuar nga pozita e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
50 deputetë votuan pro shkarkimit të Qeverisë së tij, raporton Vijesti, trasnmeton Express.
Seanca e sotme ka zgjatur gati 13 orë kur ka pasur debat të ashpër mes Abazoviqit dhe opozitës.
Ai ka thënë se “duan ta rrëzojnë për faktin se është shqiptar”.
Por mocioni i mosbesimit erdhi, pasi Abazoviq më 3 gusht e kishte nënshkruar një marrëveshje me Kishë Ortodokse Serbe.
Pas kësaj, Milo Gjukanoviq, president i Malit të Zi e kishte nisur iniciaticën për rrëzimin e tij.
Nuk dihet nëse Mali i Zi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme apo do të formohet një qeveri e re. /Express