Policia e Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës, nga data 1 gusht deri me 10 të këtij muaji, janë sekuestruar 38 armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve nga Policia, konfirmohet se 10 prej armëve janë përdorur në dasma dhe ahengje familjare të cilat ndër të tjerë, kanë qenë rrezik edhe për shumë të ftuar.
Në njoftimin paraprak, po ashtu thuhet se në bazë të detyrimit ligjor, Policia obligohet të nis kërkimin për të sekuestruar armë të cilat mbahen pa leje si dhe të kontrollojë kolonat e dasmave.
Në rast se has në ndonjë person që mban armë, atëherë të njëjtit do t’i bastiset shtëpia dhe do të merren masa ligjore ndaj tij.
Policia e Kosovës, gjithashtu apelon ndaj qytetarëve qe të festojnë pa përdorimin e armëve në mënyrë që t’iu ikin incidenteve.