Artisti me prejardhje shqiptare, Action Bronson, u bë e ditur se do të jetë pjesë e festivalit “Sunny Hill”, që do të mbahet në Tiranë.
Lajmi tashmë është konfirmuar përmes rrjeteve sociale, në një postim të ndarë nga faqja e festivalit në Instagram.
I njohur me emrin artistik, BamBaklava, këngëtari është emri i pestë i zbuluar për “Sunny Hill Tirana” pas Dafina Zeqirit, Tananai, Dren Abazit dhe Fedezit.
“Sunny Hill” në Shqipëri vjen pak javë pas këtij të fundit që u mbajt në Prishtinë, ndonëse Action ka qenë pjesë e “Sunny Hill” në vitin 2018.
Festivali pritet të fillojë më 26 gusht dhe për dy netë të tjera, 27 dhe 28 gusht, do të performojnë yje të shumtë.