Petkoviq i drejtohet Kurtit: Do ta marrësh një mësim nga Vuçiqi në Bruksel

- in Lajme

Drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka reaguar pas intervistës së fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku foli për rrezikun e një lufte të re.

Petkoviq shkroi në Facebook me një postim se Kurti “po bën thirrje për konflikte në Kosovë”.

Petkoviq shtoi se “Kurti haptas do luftë, jo dialog e marrëveshje, por do të marrë mësim nga presidenti Vuçiq”.

“Përpjekjet e Prishtinës për ta imponuar agjendën e bisedimeve në Bruksel me disa ëndrra të kota për ‘njohje reciproke’ nuk janë gjë tjetër veçse taktikë për të marrë kuptim dhe për ta prishur dialogun edhe para fillimit të tij. E di që Kurti në Bruksel do ta marrë përgjigjen që thirrjet e tij militante dhe luftëtare meritojnë nga presidenti Aleksandar Vuçiq”, shkroi Petkoviq.

/GazetaSinjali/