Dua Lipa e ripërsërit: Rinia e Kosovës meriton liberalizimin e vizave

- in Lajme

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po e vazhdon qëndrimin në Kosovë. Dje u shpall Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës ndërsa ka reaguar me një postim në profilin e saj zyrtar në Instagram, raporton Gazeta Sinjali.

Dua ka publikuar një imazh nga momenti kur është dekoruar dhe ka falënderuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Fotografisë së publikuar, këngëtarja i shkroi edhe një mbishkrim teksa nuk hezitoi të bën thirrje ndaj ndërkombëtarëve për të rinjtë e Kosovës, të cilët sipas saj, meritojnë liberalizimin e vizave.

“Dje pasdite mu dha titullin Ambasadore Nderi e Kosovës nga zonja Presidentja jonë Vjosa Osmani. Është nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të parë që ne të lëmë shenjën tonë dhe të bëjë një ndryshim. Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar me të mëdha. Faleminderit”, ka shkruar Lipa.

 

/GazetaSinjali/