Këngëtari i mirënjohur, Butrint Imeri, ka bërë të ditur se është anuluar koncerti i planifikuar të mbahej sonte në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Butrinti ka thënë se eventi ëhstë anuluar për shkaqe teknike dhe operacionale, mirëpo gjithsesi do mbahet në një datë të re brenda sezonit veror.
“Me gjithë dëshirën për me e kalu sonte një super mbramje dhe me u mbledh nga gjithë Kosova e Diaspora, ju njoftojmë që për arsyeje teknike dhe operacionale eventi i planidikuar për sonte do të anulohet deri në një njoftim të ardhshëm për një datë të re brenda këtij sezoni të nxehtë veror”, shkroi ai në instastory.
Tutje ai ka falënderuar Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin.