Nuk shkarkohet Krasniqi, Bordi del me njoftim: Shqyrtimi i raportit do të vazhdojë

- in Shëndetësi

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar nuk e ka shkarkuar sot drejtorin e përgjithshëm Valbon Krasniqi.
Bordi Drejtues ka dal me një njoftim ku ka deklaruar se shqyrtimi i raportit të auditimit nuk ka përfunduar ende, dhe i njëjti do të vazhdojë në mbledhjen e ardhshme, shkruan Gazeta Shneta.
“Në mbledhjen e datës 27 korrik 2022, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës. Shqyrtimi përmbajtjes së raportit të auditimit do të vazhdojë në mbledhjen e radhës të Bordi Drejtues”, thuhet në njoftim.
Sipas burimeve, në këtë mbledhje Bordi ka pasur të planifikuar shqyrtimin e raportit në tërësi si dhe marrjen e vendimit për shkarkimin e Krasniqit pasi raporti i Auditorit Kombëtar është cilësuar si i kualifikuar për SHSKUK-në për shkak të gjetjes së disa parregullësive në shpenzimet e buxhetit dhe menaxhimin e kontratave. /Gazeta Shneta/