Ballkani ka fituar ndaj La Fioritas me rezultat 6-0, në kuadër të ndeshjes kthyese të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës, duke thyer rekord si fitorja më e thellë e një klubi kosovar në Evropë.
Suharekasit kishin fituar 4-0 në ndeshjen e parë dhe kalimi në raundin e tretë pothuajse ishte siguruar në udhëtim.
Vetëm dy minuta më pas ishte sërish Rrahmani ai që gjeti rrjetën për 2-0, kësaj radhe pas asistimi të Edvin Kuc.
Ballkani prodhoi shumë raste në këtë pjesëlojë, por gola më nuk kishte.
Krejt në fund të pjesës së parë, Ermal Krasniqi kaloi edhe portierin, por goditja e tij qëlloi shtyllën.
Edhe në pjesë e dytë Ballkani nuk u ndal dhe vazhdoi me gola.
Sulmuesi në top formë, Rrahmani kompeletoi het-trikun në minutën e 69-të, kur shënoi për 3-0.
Nuk vonoi shumë dhe pas katër minutash Leonit Abazi shënoi golin e parë me fanellën e Ballkanit për 4-0.
Rastet nuk u ndalën dhe në minutën e 74-të ishte radha e Ermal Krasniqit që shënoi për 5-0.
Krejt në fund erdhi edhe një gol nga Abazi në kohën shtesë për 6-0, duke shkruar rezultatin më të thellë ndonjëherë të ndonjë klubi kosovar në garat evropiane.
Kjo ishte fitorja me e thellë e një klubi nga Kosova në Evropë, duke e kaluar fitoren e Prishtinës ndaj FC Europa që ishte mbyllur me rezultat 5-0./Telegrafi/