Gjendet i pajetë një 22- vjeçar në bregdet të Durrësit

- in Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një i ri 22-vjeçar është gjetur pa jetë në bregdetin e Durrësit.

I riu me inicialet L.C. dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një infarkti. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në Plazhin e Durrësit, raporton Tch.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali/