Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar pamje nga plazhet e jugut.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, teksa poston foto përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil.
Rama shkruan se këto plazhe janë të mirëmbajtura e të pastruara nga bashkia dhe pa asnjë pagesë për pushuesit.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje të plazheve tërësisht publike përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil, të mirëmbajtura e të pastruara nga bashkia dhe pa asnjë pagesë për pushuesit, ashtu si plot të tilla përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë, ku po zhvillohet sezoni më i pastër e më i mirë organizuar turistik, ju uroj një ditë të mbarë.” shkruan Rama.