Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

- in Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me Koronavirus është 6,418.

Po në 24 orët e fundit janë shëruar 110 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga covid-19 kanë vdekur 3,151 persona.

Brenda 24 orëve janë dhënë 410 doza të vaksinës, ndërkaq në total janë administruar 1,832,939.

/GazetaSinjali/