2 të vdekur dhe 615 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

- in Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të rasteve të reja me koronavirus.

Sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dy vdekje si pasojë e virusit Covid-19.

Gjithashtu njoftohet për 615 raste të reja, nga 1 mijë e 465 testime.

Gjithashtu bëhet e ditur se 285 qytetarë janë shëruar, teksa aktualisht janë 5.687 raste aktive.

Me dozën e katërt të vaksinës sipas MSH janë vaksinuar 549 persona.

/GazetaSinjali/