Kroacia ia ndaloi hyrjen Vuçiqit, Serbia vendos regjim të veçantë kontrolli për zyrtarët kroatë

- in Rajoni dhe Bota

Ministri Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se nga 17 korriku për zyrtarët kroatë do të vendoset një regjim i veçantë i kontrollit për hyrje në Serbi.

Deklarata e tij vjen pasi Kroacia ia ndaloi hyrjen presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nga sot, të gjithë zyrtarët e shtetit kroat, të gjithë poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të duhet të shpallin dhe arsyetojnë veçmas vizitën apo kalimin e tyre nëpër Serbi dhe do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli”, ka thënë Vulin.

Gazeta kroate Jutarnji list bëri të ditur se Vuçiq kishte planifikuar të vizitonte privatisht Jasenovacin dhe Pakracin, por autoritetet kroate ia ndaluan hyrjen./Sinjali