Flokët e shkurtër janë një shpëtim kur jashtë është vapë e madhe: 10 modele që do t’ju freskojnë dhe rinojnë

- in Lifestyle

Flokët e shkurtër është e lehtë t’i modelosh çdo ditë, pa u lodhur fare dhe pa kurrfarë shqetësimi, sepse me vetë ndryshimin e drejtimit të krehjes është e mundshme të krijosh një stil krejtësisht të ri

Floktarët shpesh na tërheqin vërejtjen që para se të shkojmë me pushime në det dhe në pushim vjetor duhet t’i shkurtojmë majat e flokëve, sepse kështu ato nuk do të shprishen, transmeton Telegrafi.

Me ngritjen e flokëve nga balli, fytyra hapet dhe merr një dukje krejtësisht të re.

Flokët kaçurrelë duken shkëlqyeshëm në variante të shkurtra dhe modele të shkallëzuara.

Për dalje në mbrëmje flokëve jepni pak shkëlqim, për këtë gjë është ideal xheli i cili shkëlqen nën dritat e reflektorëve.

Kristen Stewart është ikonë e flokëve të shkurtër, inspirim i duhur për stil elegant.

Edhe Keira Knightley i adhuron ndryshimet, ajo ka thekse mjalti që i japin flokëve dinamizëm.

Stili i shkurtër në pjesën e pasme dhe pak më i gjatë në pjesën e përparme.

Flokët e shkurtër është e lehtë t’i ndryshoni – provoni përpara flokë biond dhe prapa ngjyrë pak më të errët.

Nuancat pastel të kajsisë dhe luleshtrydhes u përshtaten mrekullisht biondeve.

Ky lloj modeli flokësh është i lehtë për t’u veshur paksa i çrregullt, në mënyrë kreative.

Varianti me balluke i jep stilit dinamizëm dhe atraktivitet. /Telegrafi