Sot rënie e lehtë e temperaturave, java e ardhshme nxehtë e me diell

- in Lajme

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por me mundësi për riga lokale shiu në mëngjes dhe rënie të lehtë të temperaturave.

Sipas Prishtina Weather, java e ardhshme pritet të jetë me mot të thatë, ku fillimi do të jetë shumë ngrohtë e në pjesën e dytë të javës më nxehtë me temperatura mbi 30 gradë celsius

Datat:

17.07 – Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, e gjatë ditës jo edhe aq nxehtë e kryesisht me diell.

18.07 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.

19.07 – Kryesisht me diell, më nxehtë.

20.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat në rënie deri të hënën, e më pas në rritje. Minimalet zbresin nga 17C deri në 11C, e maksimalet zbresin deri në 27C të hënën, më pas shënojnë rritje edhe mbi 30C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 4-10m/s, të dielen edhe mesatarisht të fuqishme deri në 12m/s.

Shtypja atmosferike të shtunën pëson një rënie përreth vlerave normale, e më pas me tendencë të rritjes.

/GazetaSinjali/