Bordi i FIBA Evropës i ka besuar Federatës së Basketbollit të Kosovës edhe një ngjarje të rëndësishme, siç është dritarja e tretë e para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.
Më 18 dhe 20 shkurt do të zhvillohen ndeshjet e fundit në Grupin B, ku do të vendoset se për dy vendet e para, të cilat do të kualifikohen tutje.
Islanda ka tri fitore dhe një humbje, Kosova dhe Sllovakia nga dy fitore dhe dy humbje, ndërsa Luksemburgu një fitore dhe tri humbje. Dardanët me dy fitore në shtëpi do të kualifikoheshin tutje.
Basketbollistët e Kosovës që disa ditë janë akomoduar në hotelin “Four Points by Sheraton Prishtina City”, në afërsi të Prishtinës, ndërsa nga dita e martë kanë filluar përgatitjet.
Të hënën po ashtu kanë stërvitur edhe Islanda, Sllovakia dhe Luksemburgu. Të gjitha kombëtaret janë akomoduar në hotelin “Four Points by Sheraton Prishtina City”, që është i mbyllur për mysafirët tjerë. Po ashtu Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është i mbyllur për klubet dhe garat tjera, njofton FBK.
Orari:
18 shkurt
16:00 Sllovakia-Islanda
19:00 Kosova-Luksemburgu
20 shkurt
16:00 Luksemburgu-Islanda
19:00 Kosova-Sllovakia /KosovaPress