Një burrë iranian shkoi në spital vetëm pasi që gruaja ishte e shqetësuar me refuzimin e tij për të ngrënë, e ankohej për dhimbjen në abdomen, e ajo çka gjetën në rektumin e tij nuk pritej, transmeton Gazeta Metro.
Mjekët pasi që e kryen një rrezatim CT për të zbuluar saktësisht se çfarë kishte bllokuar zorrët, ekstraktuan një shishe uji 19.5 centimetra e gjatë të mbushur plot. Baza e shishes ishte brenda ndërsa kreu i shishes po qëndronte afër anusit pasi burri dëshironte që ta mbante aty për ta nxjerrë më lehtë.
“Për shkak të turpit dhe frikës nga gruaja, ai nuk ka dhënë asnjë detaj për prezencën e trupit të huaj në rektum dhe ka arritur në repartin e urgjencës vonë” ishte shkruar në raport të rastit, duke shtuar” Megjithëse pacientë të moshave dhe etnive të ndryshme janë përshkruar me trupa të huaj në rektum, më shumë se dy të tretat e pacientëve me trupa të huaj janë meshkuj të grupmoshës prej 30 dhe 40, dhe individë të moshës deri në 90 vjeç janë regjistruar poashtu…Shumica e trupave të huaj futen në anus nga të rriturit me synimin e vetëkënaqësisë”.
Pesë ditë pasi që burri ishte paraqitur në spital, ai u lëshua dhe referua në një klinikë psikiatrike. Një muaj pas procedurës ai nuk kishte gjakderdhje, plagë apo çrregullim në jashtëqitje. Burri kishte miratuar me shkrim lejen e publikimit të raportit.
Rreth 400 procedura të largimit të trupave të huaj në rektumi në spitalet në Angli ka raportuat Daily Mail, që i kushton Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë rreth 400 mijë funte çdo vit.
Në nëntor të 2021’s, Kolegji Mbretëror i Kirurgëve në Angli ka botuar një hulumtim të periudhës 2010-2019 ku bëhej e ditur se gjithsej 3500 procedura të heqjes së trupa të huaj nga rektum janë kryer, ku 85 % të pacientëve ishin meshkuj./gazetametro.net