Edhe sot numër i lartë i infektimeve, shënohen 871 raste të reja

- in Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të rasteve pozitive me COVID-19.

Sipas raportit nga  2 mijë e 376 testime të kryera 871 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

341 persona janë shëruar brenda kësaj periudhe derisa numri i rasteve aktive ka shkuar në 3 mijë e 263.

Brenda 24 orëve, 253 persona janë vaksinuar me vakcinën anti-covid.

/GazetaSinjali/