​OBSH miraton vaksinën AstraZeneca dhe Universitetit Oksford

- in Rajoni dhe Bota

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi sot vaksinën e AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit për përdorim emergjent.

Një deklaratë nga OBSH thotë se vaksina e prodhuar nga AstraZeneca-SKBio nga Koreja e Jugut dhe Instituti i Serumit nga India është aprovuar, raporton Reuters./KosovaPress