Një seancë parlamentare do të mbahet më 14 korrik për diskutimin e propozimit francez në Maqedoninë e Veriut.
Në seancën e pas dy ditëve që nis nga ora 13:00, deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do u drejtohet kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
Propozimi francez përmban 7 pika. Pjesa që ka nxitur më shumë debate është çështja e gjuhës dhe historia, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
Përmes propozimit francez synohet tejkalimi i dallimeve që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe zhbllokimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, partitë opozitare nga 10 korriku kanë rinisur protestat kundër propozimit francez.