Humbi kontaktet ndërsa eksploronte Gadishullin e Karaburunit, gjendet turisti 73-vjeçar nga Gjermania

- in Shqipëri

Gjendet turisti Gjerman i cili ditën e djeshme kishte humbur në Gadishullin e Karaburunit. Policia e Orikumit ka kërkuar gati 12 orë për të gjetur 73-vjeçarin gjerman së bashku me qenin e tij i cili prej mëngjesit të djeshëm kishte humbur kontaktet.

Sipas policisë së Orikumit e cila vijon të jetë në Karaburun, gjermani është mirë dhe ka nisur mesazh nga vendi ku ndodhet në “ Skalom të Beget” një gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit.

Gjermani është i apasionuar pas hiking dhe kryesisht vendeve të pa eksploruara.

Ndërkohë që policia ka kontaktuar me 73-vjeçarin dhe po shkon në gjirin ku ai qëndron.

/GazetaSinjali/