Chelsea është serioz për nënshkrimin e Cristiano Ronaldos – detajet e reja në lidhje me lëvizjen e portugezit drejt Londrës

- in Sport

Interesimi i Chelseat për yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, nuk është blof, pasi Blutë janë seriozë dhe duan ta realizojnë blerjen e tij.

Portugezi ka qenë i lidhur me Real Madridin, Bayern Munichun dhe madje edhe Atletico Madridin që kur kërkoi të largohej nga Old Trafford.

Pronari i ri Boehly dëshiron një superyll

Pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly, dëshiron të nënshkruajë me një emër të madh pas ardhjen së tij në klub.

Ai shpreson të arrijë diçka të madhe dhe pak marrëveshje mund të jenë më të mëdha se nënshkrimi i Cristiano Ronaldos.

Boehly po shikon gjithashtu të nënshkruajë me emra si Matthijs de Ligt, Raphinha dhe Raheem Sterling, ndër të tjera.

Man United nuk dëshiron të shesë

Chelsea është i etur, por Manchester United nuk dëshiron ta shes lojtarin, aq më pak për një rival të drejtpërdrejtë në Ligën Premier.

Chelsea madje mund të jetë i gatshëm të ofrojë lojtarë dhe para për Cristianon, pasi ata i kanë ofruar Timo Ëernerin Juventusit për De Ligt.

Kërkesat e Cristianos

Portugezi dëshiron të largohet nga “Old Trafford” dhe nuk ka dyshime. Ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe është i gatshëm të heqë dorë nga statusi i tij si lojtari me fitimet më të larta në Ligën Premier për ta realizuar atë.

Ai ia ka komunikuar qëllimet e tij agjentit Jorge Mendes, kështu që ka ende shumë kohë këtë verë që të ndodhë diçka.

Gjithashtu, duhet mbajtur mend se ai ishte në një pozicion të ngjashëm te Juventusi në verën e vitit 2021, dhe nuk u largua derisa sezoni kishte nisur tashmë dhe madje ai luajti për skuadrën italiane në fillim të 2021/22 në Seria A./Telegrafi/