Superliga e Kosovës në futboll po e vijon rrjedhën e saj edhe sot me dy ndeshje të tjera të vlefshme për xhiron e 19 të edicionit 2020/21, raporton KosovaPress.
Sot janë duke u zhvilluara dy duele ku Feronikeli po përballet me Gjilanin dhe rezultati pas pjesë së parë është 1-0 në të mirë të Feronikelit me golin e realizuar nga Maliqi në minutën e 20.
Ndeshja tjetër po zhvillohet ndërmjet Trepçës 89’ dhe Arbërisë kur kjo e fundit ka shkuar në pushim me epërsi minimale me golin e realizuar nga Hot në minutën e 5’ të takimit./KosovaPress