30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun

- in Lajme

30 ditë paraburgim ka caktuar Prokuroria për ish-nënkryetarin e Komunës së Skenderajt dhe një nga të dyshuarit për plagosjen e dy policëve në Skenderaj, Nuredin Lushtaku.
Avokati i Lushtakut ka thënë se do të ankohen në apel për këtë vendim.
Ndërkaq forca të shtuara të Policisë janë afër oborrit të Gjykatës.
Seanca ka përfunduar rreth orës 20:20, ndërkaq vendimi është marrë para pak minutash.
Paraprakisht, ish-nënkryetari i Skenderajt ka thënë se nuk kanë pasur revole me vete në kohën kur ka ndodhur rasti.
Ai ka thënë se polici ka gjuajtur drejt tyre dhe se qëllim i familjarëve të tij ka qenë t’ia heqin revolen policit.
“Duke i dëgjuar fjalët e prokurorisë dhe letrat që u dëgjuan në sallë, më çudit fakti pse polici në këtë rast po bëhet viktimë. Kisha pas një pyetje, e dimë të gjithë që policët nuk e kanë mjet të mbrojtjes së dhunës vetëm revolen, mesa unë e di i kanë edhe dy mjete të tjera, ose tre nëse e sheh që po rrezikohet prej masës. E ka një shufër të plastikës ose të hekurit, që duhet me përdor edhe atë, dhe ufme mendoj që e fundit vjen revolja. na kem pas edhe policë tjerë në rast ku u fol, asnjë polic tjetër nuk ka gjuajtur me revole, ose asnjë prej neve nuk kemi gjuajt me revole edhe pse nuk kemi pas, prej policëve tjerë që kanë qenë koleg të Berishës, ka pasur që kanë përdorur sprej. Çka kish ndodh nëse ata kishin nxjerr revolet dhe na i kishin drejtuar neve. Unë një gjë mundem me thanë qysh e kam thënë edhe në deklaratë…. vëllezërit e mi kur është nxjerrë revolja krejt çka ka ndodhë kur ka gjuajt polici është se ka ndodh se e kanë bërë për tute se po më vret mua ose fëmijët, asnjë qëllim tjetër nuk qenë vetëm me ja heq revolen. Edhe nuk ka ndodhur asnjë telashe as nga vëllezërit e mi as prej meje as prej askujt”, ka thënë.
“Na nuk jem për probleme, nuk ka nevoje me u ruajt askush prej meje as prokuroria e as policia, e as qytetarët. Edhe prej neve nuk ka nevojë me u frikësu askush”, ka thënë ai.
Pak çaste pasi u shpall në kërkim, Nuredin Lushtaku është dorëzuar të hënën tek organet e rendit. Prokuroria Themelore e Mitrovicës, të hënën e shpalli në kërkim për incidentin ku të shtunën mbrëma u plagosën dy policë në Skenderaj, ndërkohë që dy familjarë të tij u morën në mbajtje, po për këtë rast./Periskopi