Boksieri shqiptar Florian Marku ka zbuluar datën se kur do ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.
Marku ka bërë të ditur se do të rikthehet në ring me datën 25 gusht.
“Po kthehem per te gjithe ju, ne mes te Tiranes. Ne daten 25 Gusht ju pres te gjitheve ne Air Albania”, ka shkruar Marku.
“Faleminderit @boxxer dhe @skysportsboxing për besimin dhe mbështetjen. Kundërshtari dhe info rreth biletave do dalin këtë javë”.
“Ju premtoj që do jap shpirtin per tju bërë krenar akoma dhe më shumë duke u ngritur në majat e botës”