Loxha siguron të bronztën, triumfon lehtësisht ndaj xhudistes turke

- in Sport

Xhudistja kosovare, Flaka Loxha, ka arritur t’i sigurojë Kosovës medaljen e bronztë, nga Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Kjo është medalja e dytë e siguruar sot, pas suksesit të mahnitshëm që arriti Distria Krasniqi, duke rrëmbyer të artën, pasi mposhti në finale, kroaten, Ana Viktorija, shkruan Gazeta Sinjali Sporti.

Loxha, arriti të bronztën pasi triumfit ndaj xhudistes turke, Hasret Bozkurt, në kategorinë -57 kg.

/GazetaSinjali/