Sherr për hapësirën në bregdet, një person qëllohet pas koke me lopatë në Shëngjin

- in Shqipëri

Një incident ka ndodhur të dielën në Shëngjin.

Mësohet se dy persona janë përplasur fizikisht për ndarjen e hapësirës publike në bregdet.

Mësohet se një prej personave të përfshirë i kanë qëlluar me lopatë pas kokës. I lënduari ka përfunduar në spital, shkruan abcnews.

Detajet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

/GazetaSinjali/