Ekipi i Kosovës e ka fituar ndeshjen në tavolinë pasi ekipi i Serbisë nuk ka pranuar të luajë.
Kjo ka ndodhur në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Balikesir të Turqisë, ka njoftuar Fedrata e Volejbollit e Kosovës.
“Lajme fantastike nga Kampionati Ballkanik – të dy ekipet e Kosovës fitojnë ndeshjet. Ekipet e Kosovës, në të dy konkurrencat, e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ditën e shtunë në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Balikesir të Turqisë.Në konkurrencën e meshkujve, dyshja Fatlum Hajrizi/Erion Bajrami fitoi me rezultat 2-0 në sete, pasi ekipi serb nuk u paraqit në fushë.
Në anën tjetër, vajzat Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani – të drejtuara nga trajneri Edon Ibrahimi – treguan paraqitje brilante kundër Turqisë, duke triumfuar me rezultat 2-0 (21-15, 21-15) në sete”.