Një grua nga Prishtina e ka denoncuar mbrëmë në Polici bashkëshortin, me pretendimet se po ushtron dhunë ndaj saj. Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Çajkovski”, në kryeqytet dhe ndryshe prej herave të tjera, është raportuar menjëherë në stacion policor.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima po e akuzon burrin e saj për dhunë psikike, për shkak të disa mosmarrëveshjeve mes tyre.
Si pasojë e konflikteve të vazhdueshme, raportet e tyre janë krisur aq shumë, sa bashkëshorti i ka kërkuar që të ndahen, duke i bërë presion.
Përballë kësaj situate, gruaja ka vendosur që të kërkojë ndihmë nga Policia. Sinjali mëson se i dyshuari është ftuar në stacion ku ka dhënë deklaratë për rrethanat e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit kanë nisur hetimet ndaj tij për veprën penale “Dhunë në Familje”.