311 të vdekur nga koronavirusi në Itali

- in Rajoni dhe Bota

Në Itali, situata epidemiologjike është e qëndrueshme dhe numri i të sapo infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19 është pa ndryshime të mëdha nga dita në ditë, shkruan agjencia Agi.

Në 24 orët e fundit, 311 njerëz vdiqën nga infeksioni i koronavirusit, dhe midis pothuajse 300,000 të testuar, pesë për qind ishin të infektuar, gjithsej 13,532 në një ditë.

Sipas rregullit sipas të cilit vlerësohet situata epidemiologjike në rajone çdo 15 ditë dhe bazuar në analizën e të dhënave dyjavore, masat antiCOVID ndryshohen, që nga sot rajoni i Sicilisë, i cili ishte në të ashtuquajturën ” zona e kuqe “me rrezik të lartë dhe masa të rrepta, bëhet e verdhë, përkatësisht zona me kufizime më të lehta.

Pesë nga 20 rajonet italiane dhe një krahinë autonome janë në grupin e “portokalltë” me një situatë epidemiologjike mesatarisht të vështirë./KosovaPress