Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organiztës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka mbërritur në objektin e Qeverisë së Kosovës, për t’u takuar me kryeministrin, Albin Kurti, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Klinaku është i shoqëruar me përfaqësuesit tjerë të veteranëve.
Takimi me Kurtin, ku do të diskutohet për përfshirjen e veteranëve në projektligjin për pagën minimale, është paraparë të fillojë në ora 09:00.